Brahim Diaz rikthehet te Real Madrid, duke i dhënë fund aventurës te Milani. 23-vjeçari spanjoll rikthehet në La Liga pas huazimit 3-vjeçar në Serie A.
“Los Blanocos” zyrtarizuan rikthimin e mesfushorit ofensiv, i cili do të prezantohet të martën. Diaz do të jetë pjesë e Real Madrid deri në verën e vitit 2027.
Ndërsa këtë sezon ai dhe shokët e tij mbërritën deri në fazën gjysmëfinale të Champions League. Aty ku u eliminuan nga Interi i Simone Inzaghit.
Diaz është pjesë e Realit që nga janari i vitit 2019, kur u transferua nga Manchester City. Por në dy sezonet e para gjeti shumë pak hapësirë në Bernabeu.
Tani ka fituar eksperiencën e duhur dhe është i gatshëm që të gjejë vendin e tij në formacionin e Carlo Ancelottit, edhe pse një mision aspak i thjeshtë.
Diaz ka fituar 6 trofe në Spanjë, Angli dhe Itali, duke qenë ndër të vetmit lojtarë që ka fituar Premier League, La Liga dhe Serie A.
Gjatë aventurës në “San Siro”, Diaz zhvilloi 124 ndeshje dhe shënoi 18 gola.
Top Channel