21/12 18:48
Nëse Interi është në finalen e Ligës së Kampionëve, padyshim një meritë të veçantë ka edhe portieri kamerunas Andre Onana, që me [pritjet e tij, është bërë disa herë shpëtimtar i zikaltërve.
Në prag të finales ndaj Manchester City-t, kamerunasi ka folur për mediat italiane, teksa ka deklaruar se skuadra është gati të sakrifikojë gjithçka në fushën e lojës.
“Nuk ka dyshim që kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e të gjithëve ne. Megjithatë unë jam i qetë dhe i bindur që nëse ne bëjmë lojën tonë, mund t’ia dalim. Tifozëve nuk mund t’u premtoj fitoren, pasi këtë e vendos fusha, por i garantoj që ne do të japim maksimumin. Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka”, u shpreh portieri./ Super Sport
Top Channel