Falë potencialit të madh turistik të vendit tonë tashme Shqipëria nuk vizitohet vetëm gjatë verës nga të huajt por gjatë gjithë vitit.

Atraksione tashmë janë dhe lumenjtë për rafting, malet për hiking apo edhe qytetet historike. Por është vërejtur se bujaria e natyrës nuk është shoqëruar edhe me kujdes nga institucione të ndryshme për të instruktuar turistët për të pasur kujdes për jetën e tyre sidomos ata që ushtrojnë sporte. Nga të dhënat e marra nga policia e shtetit është vërejtur se gjatë këtij viti 9 të huaj që kanë ardhur për turizëm në vendin tonë kanë humbur jetën.

Rasti më i fundit u shënua 8 qershor ku një 55-vjeçare  polake humbi jetën në Durrës pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i një hoteli.

Rasti më i rëndë i humbjes së jetës së turistëve u shënua më 9 maj në Valbonë. Dy vajza, një belge dhe një franceze duke kaluar në këmbë nga Thethi drejt Valbonës pa udhërrëfyes u rrëzuan në humnerë dhe humbën jetën.

Në të njëjtin vend e në të njëjtën rrethanë një vit më parë kishte humbur jetën një turist gjerman.

Jetë turistësh kanë marrë edhe lumenjtë.  Në Kanionet e Osumit më 11 maj u mbyt një turist holandez ndërsa në Kanionet e Langaricës më 31 mars u mbyt një 66-vjeçare gjermane ndërsa bashkëshorti i saj mundi të shpëtojë.

Për fat të keq jetë të humbura kemi dhe nga aksidentet rrugore.

Më 9 maj automjeti ku udhëtonin një çift turistësh gjermanë u përplas përplas me një automjet tip trajler që drejtohej nga një serb. Për pasojë ka humbur jetën gruaja ndërsa u plagos burri që ishte pasagjer në mjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA