Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nënshkruan marrëveshje me Venezuelën në Karakas (fotot)

10/06/2023 18:53

Kryeprokurori i gjykatës ndërkombëtare Karim Khan dhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro nënshkruan sot një memorandum marrëveshjeje në Caracas, sipas së cilës gjykata do të hapë zyrën e saj atje për hetimin e krimeve kundër njerëzimit.

Marrëveshja do të sjellë bashkëpunim më të ngushtë të entit ndërkombëtar me Venezuelën, do të ndihmojë në zbatimin e reformës gjyqësore dhe “do të garantojë më shumë drejtësi në vendin amerikano-jugor, tha Khan në fjalën e rastit.

“Jam i sigurtë që zyra jonë do të sjellë praktika pozitive në vend, sigurisht që do të ketë një impakt pozitiv,” konfirmoi për të ftuarin e dhe presidenti vendas Maduro.

Zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje për operacionet e Gjykatës apo numrin e stafit që ajo do të ketë në Venezuelë.

Khan kishte përmendur prej vitit të shkuar hapjen e mundshme të zyrës së Gjykatës Ndërkombëtare në Venezuelë për hetimin e krimeve të mundshme kundër njerëzimit nga administrata e Maduro prej trazirave të vitit 2017.

Maduro tha asokohe se e respektonte vendimin por nuk ishte dakord me të.

Një grup hetuesish të OKB kanë thënë se  duan te hetojne nese sistemi gjyqësor i Venezuelës ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë shtypjes së opozicionit ndaj Maduro rreth 5 vjet më parë.

FOTO GALERI
1/5
Kryeprokurori i gjykatës ndërkombëtare Karim Khan dhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro nënshkruan sot një memorandum marrëveshjeje në Caracas

Top Channel