Eurogol dhe gafë fatale e portierit, ndodh gjithçka në Suedi

10/06/2023 18:02

Malmo, skuadra më e suksesshme në Suedi, po kalon një moment të mirë.

Blutë fituan sot 1-3 në fushën e Varnamos së Albion Ademit dhe vijojnë të kryesojnë Allsvenskan me 31 pikë të grumbulluara në 12 javët e para.

Heroi i skuadrës së Henrik Rydstrom ishte Taha Ali, autor i dy golave, njëri prej të cilëve ishte i thjesht i mrekullueshëm.

Sulmuesi i djathtë, i lindur në Suedi por me origjinë nga Somalia, dhuroi spektakël për të pranishmit në stadium në minutën e 35’.

Vendasit kryesonin 1-0, por 24-vjeçari nisi përmbysjen e Malmo me golin e tij. Ali u nis nga mesi i fushës, dribloi çdo kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë realizoi sërish, duke përfituar nga një gafë fatale e Jonathan Rasheed, portierit të Varnamos. Gjërat u thjeshtuan për Malmon, që gjeti edhe golin e qetësisë dy minuta përpara fundit me anë të Sebastian Nanasi./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA