Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka falenderuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për “Çelësin e Qytetit” të Tiranës.

Teksa ka ripostuar fotot e Veliaj nga kjo ceremoni, ambasadorja Kim shkruan: “Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për këtë nder. E dua Tiranën”.

 

Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me “Çelësin e Qytetit” të Tiranës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai çmoi punën e ambasadores dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në 3 vite e gjysmë që ajo punoi në Tiranë, ndërsa e ftoi ta konsiderojë kryeqytetin shqiptar si shtëpinë e saj kudo që ajo të ndodhet në misionet e saj diplomatike.

Top Channel