Dhjetra mijëra serbë në protesta masive anti-qeveritare pas vrasjeve masive (fotot)

10/06/2023 17:53

Dhjetra miëjra qytetarë në Serbi kanë protestuar dje në Beograd kundër asaj që quanin “kulturë dhune” e duke kërkuar dorëheqje të ministrit të brendshëm pas dy vrasjeve masive me armë ku humbën jetën 18 njerëz, një prej të cilave në një shkollë fillore fëmijësh.

Duke brohoritur “[Aleksandar] Vucic largohu!” dhe duke mbajtur pankarta si “Studentët kundër dhunës,” protestuesit u mblodhën para parlamentit dhe marshuan drejt ndërtesave qeveritare.

Beogradi dhe disa qytete të tjera serbe kanëparë protesta të rregullta që prej fillimit të majit kur ndodhën dy sulmet e paprecedenta për vendin, me 18 të vrarë dhe 20 të plagosur.

Protestuesit kërkonin dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gasic, dhe kreun e shërbimeve sekrete Aleksandar Vulin, të cilët fajësonin për mosveprim ndaj kriminelëve apo mospërmbushje të detyrimeve të tyre për drejtësinë.

“Nenuk mund të rikthejmë jetët e viktimave, por mund të ngrejmë zërin që kjo të mos pësëritet më,” tha aktori vendas Milan Maric duke folur për turmat e mbledhura. “Ne duam Serbinë pa dhunë, duam Serbinë me shpresë”.

Demonstratuesit kërkonin gjithashtu heqjen e liçencave për televizionet kombëtare Pink TV e Happy TV si dhe të disa gazetave që promovojnë elementëtë kulturave liberale gjinore e LGBT, të cilat fajësonin për nxitjen e dhunës, shkruan agjencia Reuters.

“Unë pres që protestat të vazhdojnë sepse nuk ka rrugë tjetër”, tha një protestuese e qujatur, Milica. “Mendoj se qeveria në një pikë dot dorëzohet nga presioni i numrit të madh të njerëzve”.

Kryeministrja Ana Brnabic tha se ishte gati të jepte dorëheqjen dhe ftoi partitë opozitare mbështetëse të protestave, për dialog.

FOTO GALERI
1/5
Dhjetra miëjra qytetarë në Sebi kanë protestuar dje në Beograd kundër asaj që quanin “kulturë dhune” e duke kërkuar dorëheqje të ministrit të brendshëm

Top Channel