33-vjeçarja u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në Lushnjë, pamje nga vendi i ngjarjes
10/06/2023 11:31
Një 33-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Lushnjë.
Policia bën me dije se e reja dyshohet të ketë qenë në gjendje depresioni ndërsa tashmë ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku ndodhen autoritetet që po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, dyshohet në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasja D. Z., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel