14 të vdekur në zjarret e pyjeve në Kazakistan, thonë autoritetet (fotot)

10/06/2023 18:22

Katërmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në zjarret madhore që kanë përfshirë papritur pyjet në verilindje të Kazakistanit, njoftonte sot ministria e emergjencave të vendit, që është humbja më e madhe e jetëve në vend për rrethana të tilla.

“Janë gjetur në total, 14 trupa njerëzish,” tha sot ministria, teksa më herët njoftonte kërkimet për rojet pyjore të bllokuar në zonat e zjarreve shkatërrimtare, që kanë djegur mbi 50 000 hektarë toka.

Autoritetet shtonin se 316 njerëz janë evakuuar dhe se situata gradualisht po vihej nën kontroll. Ata shtonin se shtëpitë janë shpëtuar megjithë tempeaturat e larta dhe erën me drejtim të ndryshueshëm që pengonte përpjekjet e zjarrfikësve.

Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev tha se ka shkarkuar ministrin e emergjencave Yury Ilyin të shtunën për mangësi në reagim.

Më shumë se 1,000 njerëz, kryesisht nga ministria e mbrojtjes dhe e emergjencave po marrin pjesë në përpjekjet e shuarjes së flakëve.

Zjarret raportohet se kishin nisur nga shkreptima të enjten, siç thonin autoritetet e vendit ish-sovjetik me territor të gjerë.

Rusia kishte ofruar ngushëllime për Tokayev dhe ndihmë për luftën ndaj zjarreve, njoftonin mediat vendase.

FOTO GALERI
1/4
Katërmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në zjarret madhore që kanë përfshirë papritur pyjet në verilindje të Kazakistanit, njoftonte sot ministria e emergjencave

Top Channel