U vodhën 4 milion lekë dhe pajisje në disa banesa, arrestohen tre persona në Belsh
09/06/2023 10:27
Tre persona në Belsh janë vënë në pranga pasi vodhën 4 milion lekë dhe pajisje në tre banesa.
K., 22 vjeç, banues në Belsh, E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer këto vjedhje. Ata kanë vjedhur 2 milion lekë në banesën e një personi E.I, 13 mijë euro dhe 6 mijë dollarë në banesën e një personi tjetër O.B dhe dyer e dritare tek një banesë tjetër.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel