Prej datës 12-23 qershor në kryeqytet do të nisin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte.

Aplikimet do të bëhen vetëm për ata fëmijë që nuk e kanë qenë frekuentues të çerdheve publike ndërsa për fëmijët e regjistruar dhe që mbushin moshën 3 vjeç, kalimi i tyre për në kopësht do të bëhet automatikisht në muajin shtator.

Në Tiranë ka 50 kopshte në total dhe vende të lira kanë mbetur për 2208 fëmije. Aplikimi do të bëhet pranë kopshtit, ku prindi dëshiron që të regjistrojë fëmijën.

Vitet e fundit kanë treguar që kërkesat për të regjistruar fëmijët në kopshtet publike kanë qenë më të mëdha se sa kapacitetet aktuale ndaj mes aplikime në përzgjedhje do të ketë prioritete.

Fillimisht për fëmijët me nevoja të veçantë apo fëmijë të prindërve me nevoja te veçanta. Për fëmijët me status jetimi e për fëmijët që vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Me pas prioritet do të kenë edhe fëmijët që i kanë të dy prindërit në marrëdhënie pune.

Në momentin e aplikimit, prindërit duhet të dorëzojnë certifikatën personale dhe familjarë të fëmijës. Vërtetimin e vaksinimit, vërtetimin e punës së prindërve dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Sa u përket çerdheve, sot është afati i fundit i aplikimeve. Në 43 çerdhe publike të Bashkisë së Tiranës deri tani janë kryer 3024 aplikime, ndërsa vende të lira ka 2400.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA