Prezantimi i kandidates për ambasadore në Mal të Zi, Alizoti: Duhet të shkojë një njeri që ka studiuar terrenin

09/06/2023 12:11

Zhaklina Peto ishte kandidatja e dytë që prezantoi platformën e saj në Komisionin e Politikë së Jashtme.

Peto është kandidate për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Malin e Zi.

Tomorr Alizoti u shpreh se ambasador i një shteti duhet të jetë një person që e njeh terrenin.

Gjekmarkaj: Do të duhen 7 deri në 8 mandate për t’i realizuar.

Alizoti: Kjo politikë e jashtme nuk i përket vetëm PS, po duhet të shkojë një njeri që ka studiuar terrenin, që e njeh terrenin, nuk kemi njerëz që vijnë nga digasteri, ka kontakte në terren, nuk është personale, është politike.

Top Channel