Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë, Sh.T.Z. Alar Karis, ndoqën një stërvitje për sigurinë kibernetike, të organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike estoneze dhe Cybexer Technologies.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Reagimi i Shpejtë i Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut” financuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo stërvitje tregon për angazhimin e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë kibernetike. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e këtyre kapaciteteve.
Projekti i prezantuar në Europe House synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërinë kibernetike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, sipas standardeve më të mira evropiane.
Ky prezantim shënoi edhe etapën e fundit të vizitës shtetërore të Presidentit të Estonisë në vendin tonë.
Top Channel