Përndjekje, dhunë, dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, vihen në pranga 9 persona

09/06/2023 10:48

Një 35-vjeçari nga Tirana i është caktuar masa ‘arrest në burg’ pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën sasi të vogla kokaine në cilësinë e provës.

Një 49-vjeçar dhe një 31 vjeçar nga Tirana janë arrestuar pasi thyen masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjithashtu një 40-vjeçar banues në Tiranë ka rënë në pranga, pasi e ka përndjekur ish-të dashurën e tij për një periudhë të gjatë kohore. Ndërsa një tjetër 53-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Dy persona të tjerë në Tiranë janë arrestuar, një 59-vjeçar dhe një 65-vjeçar. Burri 59 vjeç ishte shpallur në kërkim për veprën penale “dhunë në familje”, ndërsa 65-vjeçari ka përndjekur vazhdimisht një 28-vjeçare.

Një qytetar nga Rrogozhina 46 vjeç është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa një qytetar nga Kavaja 35 vjeç, është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit të telefonit, iu gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan një burrë 59 vjeç nga Tirana i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa një 18-vjeçar po nga Tirana, u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA