Një çift i ri kishin rënë dakord një bënin një takim formal në një restorant në verilindje të Kinës, por burri duket se ishte shtangur kur e dashura e tij erdhi bashkë 23 të afërm të saj.
Burri i trembur kishte braktisur darkën duke lënë vajzën dhe 23 të afërmit e saj të paguante por tani po përballet më gjykatë me akuzat e neglizhencës dhe mosrespektim të premtimit.
I riu i identifikuar në mediat vendase si zoti Liu kishte zgjedhur partneren e tij të mundshme zonjushën Zhang, me anë të një ndërmjetëseje, siç ndodh shpesh në lidhjet tradicionale në Kinë.
Dyshja kishin rënë dakord të takoheshin në një restorant të njohur në provincën Jilin në verilindje të Kinës, por e njohura e tij e re erdhi në takim e shoqëruar nga 23 të afërm.
Në fund të darkës Liu iu soll fatura e pagesës që arrinte në rreth 20,000 huan (rreth $2,500).
Burri u panikos dhe u largua nga restoranti duke lënë të tjerët të paguanin.
Disa media thanë se burri kishte pranuar të paguante gjysmën dhe kishte ofruar 4,000 huan (rreth 500 dollarë) duke lënë pjesën tjetër për të afërmit e Zhang.
Të zemëruar nga oferta e tij ‘kurnace’ familjarët e Zhang vendosën ta padisin për ta detyruar të paguante.
Dhe gjykata në fakt i dha të drejtë Liu duke thënë se ai është i detyruar të paguante vetëm kostot e ushqimit të tij dhe të Zhang, që arrinin në rreth 1,400 huan ($200).
Incidenti është kthyer në një pikë debati publik në Kinë në lidhje me kufijtë e mirësjelljes apo etiketës gjatë takimeve të tilla tradicionale të njohjeve të reja.
Ekspertët thanë se të shoqërohesh me 23 të afërm në një takim njohjeje është përtej normave të pranuara, por disa të tjerë thanë se burri ka përgjegjësinë për atë që konsumohet me familjarët.
Nuk dihet nëse çifti kanë caktuar një takim të dytë mes tyre, por shumica mendojnë se jo.
Top Channel