Pamje të kamerave të sigurisë të publikuara së fundmi tregonin sesi Louis De Zoysa ishte ende i prangosur kur qëlloi për vdekje rreshterin Matt Ratana me një armë që e nxorri nga mbajtësja nën sqetull, brenda stacionit të policisë.
Disa pjesë video të luajtura në gjyqin e çështjes, tregonin sot dy oficerët që arrestuan De Zoysa teksa e shoqëronin në qelinë e stacionit duke i sugjerua të ulej.
Më pas rreshteri Ratana hyn në dhomë e i thotë: “Unë quhem Matt, jam oficeri i paraburgimit, e kupton?”
“Nuk jam i përfshirë në hetime. Je arrestuar si i dyshuar për zotërim plumbash, municioni dhe zotërim drogash të buta, ajo jo?”
Kolegu oficer përgjigjet: “Po, kaq.”
Ratana më pas thotë: “Nuk është autorizuar ende paraburgimi, por unë mund të autorizoj një kontroll trupor për ty, ngrihu në këmbë, ke mundësi të lutem?”
Por sapo ngrihet në këmbë De Zoysa ka nxjerrë pistoletën dhe nis të qëllojë.
Plumbi i parë godet Ratana në gjoks, i dyti ne këmbë dhe i treti godet murin e qelisë.
Gjatë incidentit një nga kolegët thërret: “Matt, a je mirë?”
Duke përshkruar pamjet prokurori Duncan Penny KC tha se De Zoysa ishte ndaluar pasi i ishin gjetur shtatë plumba në Norbury, në jug të Londrës, në shtator 2020.
Ai u mor në furgonin e policisë për t’u çuar në stacionin e Croydon, por oficerët nuk kishin pikasur mbajtësen e armës që ai kishte nën sqetull.
I akuzuari ishte qëlluar më pas me pistoletë elektrike nga oficerët.
I akuzuari asokohe 23 vjecari jetonte në një fermë në Banstead, në periferi të Londrës dhe zotëronte armën me leje prej statusit ‘antik’ qe kishte ferma.
De Zoysa, erdhi në gjyq me karrige me rrota dhe një krah në allci, ndërsa mohon vrasjen.
Avokati i tij Imran Khan tha se i akuzuari vuante nga një krizë autike në kohën e vrasjes.
Ai tha: “Louis De Zoysa nuk kishte qëllim të vriste rreshterin Ratana, kjo sepse asokohe ai vuante nga një normalitet i funksionit mendor”.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel