Ndihma humanitare nga Egjipti mbërrijnë në portin e Sudanit mes shpresës së armëpushimit (fotot)

09/06/2023 18:40

Një luftanije me 270 ton ndihma nga Egjipti ka mbërritur sot në Port Sudan teksa në vend, prej prillit një konflikt i rënë ka shpërthyer mes ushtrisë së vendit dhe një fraksioni agresiv paramilitar që kërkon pushtetin.

Luftimet me artileri dhe forca ajrore nga të dyja palët kanë përfshirë kryeqytetin Khartoum dhe rajonin e rëndësishëm perëndimor Darfur, duke shkelur një seri armëpushimesh.

Ardhja e ngarkesës egjiptiane të ndihmave përkon me marrëveshjen e fundit të armëpushimit të arritur sot për 24 orë, me ndihmën e ndërmjetësve sauditë dhe amerikanë.

“Përfaqësues të ushtrisë sudaneze dhe të forcave “Të Mbështetjes së Shpejtë” kanë arritur një marrëveshje 24-orëshe armëpushimi duke nisur nga mëngjesi i 10 qershorit në ora 06.00”, thuhej në një deklaratë të ndërmjetësve të huaj.

Pas dështimeve të armëpushimeve të mëparshme, SHBA thotë se ka vendosur sanksione ndaj të dyja palëve luftuese, duke thënë se “i fajëson për gjakderdhjen”.

Ndërmjetësit sauditë e amerikanë thonë se “i bashkohen zhgënjimit të popullit sudanez për moszbatimin e armëpushimeve” por nuk mbajnë anë dhe japin detaje për nisjen e konfliktit.

Më shumë se 1,000 janë vrarë në konflikt ndërsa OKB thotë se rreth 2 milionë janë detyruar të zhvendosen, rreth 400,000 prej të cilëve që kanë kërkuar azil në vendet fqinje.

FOTO GALERI
1/4
Një luftanije me 270 ton ndihma nga Egjipti ka mbërritur sot në Port Sudan teksa në vend, prej prillit një konflikt i rënë ka shpërthyer

Top Channel