Pas diskutimesh të gjata në takimin e Luksemburgut, ministrat e brendshëm të BE-së i dhanë dritën jeshile reformës së zgjeruar të procedurës së azilit që është përgatitur prej vitesh dhe emigracionit të emigracionin e kontrolluar.
“Ka dritë në fund të tunelit”, tha një i deleguar gjatë bisedimeve që zgjatën rreth 12 orë gjatë së cilës teksti i ujdisë u ndryshua disa herë. Në bazës të rregullave të reja, azilkërkuesit që nuk kanë shanse për t’u pranuar këtej e tutje do të verifikohen e do të kthehen që në kufi.
Por ka pasur mospajtim lidhur me politikën e përbashkët të emigracionit. Ministrja e Brendshme nacionalkonservatore e Polonisë, Mariusz Kaminski deklaroi, se Polonia nuk do të paguajë zhdëmtim në një fond të BE-së për azilkërkuesit e refuzuar.
Ky zhdëmtim në nivelin 20.000 euro për azilkërkues, është i nevojshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, në rast se një vend nuk pranon aq azilkërkues, sa do të duhej të ishte e përballueshme nisur nga numri i popullsisë që ka. Me procedurën e re të përshpejtuar maksimumi brenda 12 javësh ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen dhe nëse nuk kanë argumente bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt do të kthehen menjëherë.
Kjo prek ata që vijnë nga vende, ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 përqind, konkretisht kjo ka të bëjë me azilkërkues që vijnë nga Shqipëria, Pakistani e nga disa vende të tjera afrikane. Rregullat e miratuara tani nga Këshilli i Ministrave do të miratohen me Parlamentin e BE-së deri në fund të këtij viti.
Top Channel