Kryeministrja e Francës kërkon të bindë popullin për pensionet, kthen fokusin tek përfitimet

09/06/2023 18:09

Kryeministrja e Francës Elisabeth Borne ka zgjedhur një metodë të re për të  bindur francezët e revoltuar për rritjen e moshës së pensioneve me dy vite, pas një projektligji të bërë nga presidenti Emanuel Macron.

Së fundmi ajo ka nisur të zhvillojë takime, ku tregon anën tjetër të medaljes për këtë vendim që nxiti shumë revolta, dhe kjo është përfitimet që pritet të sjellë.

“Në fund, me kalimin e viteve, shpenzimet për përfitimet kanë marrë përparësi ndaj aspektit të integrimit që ishte fryma origjinale e minimumit kompensimi i të ardhurave. Dhe kur mendoni se 40% e atyre që marrin përfitime e kanë bërë këtë për më shumë se 5 vite, mund të shihni se aspekti i integrimit sinqerisht ka ngecur gjatë viteve”, tha Borne.

Mijëra francezë vijojnë prej muajsh protesta për të kundërshtuar reformën e pensioneve, duke e konsideruar të panevojshëm. Fillimisht grumbullimet nisën në mënyrë paqësore por më pas u konstatuan shkatërrime dhe përplasje me policinë.

Shumë qendra qytetesh u përballën me kaos dhe dëme të shumta, ndërsa një pjesë e dyqaneve qëndruan të mbyllura për më shumë siguri.

Së fundmi disa protestues kanë kërcënuar se do të ndërpresin Lojërat Olimpike të verës së ardhshme nëse Macron nuk tërhiqet.

Nga ana tjetër Macron ka deklaruar se ishte e nevojshme të rritej mosha ligjore e pensionit me dy vite për të plotësuar hapësirat e rëndësishme ekonomike të vendit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA