Kandidati për ambasador në SHBA, Bushati në Komisionin e Jashtëm: Sfidat i shoh si një portë bashkëpunimi

09/06/2023 12:55

Kandidati për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati shpalosi platformën e tij në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Bushati: Ne jemi porta hyrëse e Ballkanit për SHBA-në. Investimi që SHBA rinovojnë me Shqipërinë, apo çdo investim për ta rritur mrekullinë e lirisë. Gjithmonë ka sfida të reja.

Krashi: A keni një plan për ruajtjen e gjuhës, përtej marrëdhënies deklarative.

Bushati: Lobimi ynë më i mirë është administrata duke mbajtur linjën direkte me ta, ne si çdo vend në Evropë kemi politika të jashtme dhe të brendshme.

Bushati: Unë kam qenë pjesë e diasporës, ka programe shumë të mira ministria, ka ndryshuar demografia, janë ngritur ura komunikimi shumë të mira. Do përpiqemi ta mbajmë sa më gjallë sa më aktive sa më të pasuruar këtë. Ku ka krizë ka dhe mundësi, këto sfida i shoh si një portë bashkëpunimi. Kemi një simbiozë fantastike. Edhe me SHBA-në është ndërtuar një marrëdhënie shumë e qartë. Siguria energjetike dhe kibernetike janë dy shtyllat kryesore. Do e shoh si një mundësi diplomacie ekonomike.

Gjekmarkaj: E kam parë aktiv në debate televizive, do e keni të vështirë për t’u shndërruar në një njeri të paanashëm?

Bushati: Është një mision më shumë se një detyrë, besoj që arsimimi, shkollimi, kjo detyrë apo ajo që kam mbajtur në Këshillin e Evropës si kryetar i delegacionit, kam mësuar se çështjet patriotike të Shqipërisë jashtë dyerve të politikës na bëjnë bashkë. Do kem mundësinë e kam mundësinë ta kuptoj se ajo që kam mbi supe është një detyrë patriotike. Kjo është detyra më sublime që mund të ketë si qytetar dhe ndaj bashkëkombësve të tij.

Alizoti: Do doja një pozicion tjetër, jo në Amerikë, politikisht jam kundër.

Top Channel