21/12 15:40
Largime, por edhe afrime te skuadra e Laçit.
Klubi kurbinas ka njoftuar në faqen zyrtare se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit Ronaldo Sobowale, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Malishevës në Kosovë.
25-vjeçari është një futbollist me nuhatje para portës, çka vërtetohet edhe nga statistikat.
Njoftimi i Laçit:
“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi!” /Supersport
Top Channel