Një seri imazhesh të reja nga laptop-i ‘ famëkeq i birit të presidentit aktual janë publikuar së fundmi nga mediat konservatore në SHBA ku përfshihen pamje të panjohura më parë të të birit problematik të Biden, Hunter ku shfaqen shthurjet e tij me prostituta si dhe momente nga jeta me familjarët.
Katalogu me rreth 10,000-imazhe përfshin një përzierje perverse fotosh të zhveshura dhe foto familjare, si dhe nudo në dhoma hoteli, ku Hunter shihet i rrethuar nga mjete të përdorimit të drogave dhe femra thuajse të zhveshura.
Në disa pamje 53-vjeçari Hunter është i zhveshur me një grua në të brendshme e tatuazhe.
Në një tjetër ai shihet përsëri i zhveshur prapa një tryeze hoteli ku dy gra të panjohura janë ose duke u zhveshur ose të shtrira në krevat.
Në një tjetër Biden, i cili ka pranuar më parë varësinë nga kokaina, mban në dorë një cigare elektrike me vaj kanabisi, teksa e tregon nga kamera.
Imzhet skandaloze janë gjithashtu të përziera me foto të familjarëve të tij duke përfshirë dhe babanë president.
Në një prej fotove shihet nga prapa Joe Biden, me një bluzë të bardh e blu që përqafon gruan.
Ajo mban një veshje blu dhe qëndron para një sfondi me qiell e re të mëdha.
Në një tjetër imazh shihet Joe kur ka qenë më i ri dhe gruaja Jill Biden bashkë me djalin e tyre të ndjerë Beau, bijën Ashley dhe me Hunter në atë që duket si një ndeshje bejsbolli.
Fotot që besohet se janë marrë mes viteve 2008 e 2019 — janë publikuar nga rrjeti BidenLaptopMedia.com pasi një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i epokës Trump, kishte ekzaminuar fotot e kompjuterit të braktisur të Hunter.
Sipas koordinatave të vendosura në fotot, Hunter i ka bërë ato në Cabo San Lucas, Kosovë, në Republikën Domenikane, në Kinë, Londër, Paris e Beograd, përveç atyre në SHBA.
Disa foto që përmbanin detaje private si numra kartash krediti janë redaktuar, ashtu si dhe foto intime të ish-kunatës së Hunter që u bë më pas e dashura e tij Hallie Biden, e veja e vëllait të ndjerë Beau.
Turpërimi i fundit i Hunter vjen mes hetimeve për afera të jashtëligjshme biznesi dhe krime taksore në lidhje me blerje armësh apo drogash.
Prokuroët federalë nuk kanë njoftuar ende nëse dot ngrejnë akuza ndaj Hunter, por provat nga laptopi i tij i humbur vijojnë të shtohen, bashkë me pretendime për influencë të jashtëligjshme nga familja presidenciale, shkruan NewYorkPost.
Top Channel