“Fusni kokën si struci”, Shehu në Komisionin e Jashtëm: Dua përgjigje! Kodheli: Mos bëni protagonistin

09/06/2023 11:12

Deputeti Tritan Shehu është përfshirë në një debat të ashpër me drejtuesen e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli.

Shehu tha se mes kandidatëve sheh shumë pak persona që përfaqësojnë realisht diplomacinë dhe ka raste që qëndrojnë 12 vite në misionet e tyre, ndërsa kërkoi një përgjigje nga kandidatja për ambasadore në Izrael, Meri Kumbe.

Meri Kumbe, kandidate për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, rezident prezantoi platformën në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Shehu: Shoh shumë pak nga njerëz që përfaqësojnë diplomacinë. Do të bëhet ambasadorë, ndaj punon dhe bën karrierën diplomatike. Në këtë mënyrë keni andikapuar karrierën diplomatike. Ju duke marrë majën e ambasadorëve nga individë që nuk lidhen dhe nuk janë pjesë e diplomacisë, ju shkatërroni Diplomacinë. Pse mos të ketë pjesë nga brenda vendit, që janë pjesë e diplomacisë. Kjo të bën realisht që ta shohësh me skepticizëm këtë proces.

Tritan Shehu: Pyetja ime është politike, jemi në komision, pyetja ime ishte e qartë, ka një përmbajtje të thellë politike dhe shpreh pozicionin politik të ambasadores. Xhaketa e ambasadores sonë është thellësisht politike.

Mimi Kodheli: Ju ftoj të mos i përgjigjeni pyetjes.

Shehu: Unë pres përgjigje në çdo moment, dua përgjigje ndryshe është e kotë të vijohet kjo mbledhje. Si struci fusni kokën.

Kodheli: Edhe unë jam në të drejtën time që të bëj komente. Ju keni ngel në klasë, mbani shënime. Vetëm protagonistin mos e bëni.

Kumbe: Juve jeni me shumë eksperiencë, figura e ambasadorit është me personalitet me integritet që përfaqëson zërin e kombit shqiptar, ambasadori nuk shkon atje me asnjë qëndrim personal.

Top Channel