​Miliona ton të korra të humbura pas shpërthimit të digës së Kakhovkas në Ukrainë

09/06/2023 09:15

Ukraina mund të humbasë disa milionë ton të korra për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kakhovka në jug të vendit.

Nga Ministria ukrainase e Bujqësisë kanë thënë se pa një burim të furnizimit me ujë është e pamundur të rriten perime.

“Gruri dhe farat vajore do të rriten duke përdorur një model të gjerë me rendiment të ulët”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, shkruan ANSA.

Po aty thuhet se shkatërrimi i digës do të përmbysë dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore në Ukrainën Jugore dhe mund të shndërrojë të paktën 500 000 hektarë tokë të paujitur në shkretëtirë.

Sipas ministrisë, toka e përmbytur do të kërkojë një vlerësim gjithëpërfshirës agroekologjike të gjendjes së tokës, dhe në shumicën e rasteve do të duhet të zbatohen metoda speciale për restaurimin e tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA