Protesta në Zveçan ka përfunduar. Të punësuarit në komunë, pjesë e protestës, kanë nënshkruar në listën e evidencës për përfundimin e orarit të punës dhe janë shpërndarë të qetë.

Një numër i vogël i qytetarëve, prej të cilëve edhe nga komuna të tjera, ka vazhduar të qëndrojë nëpër tenda. Madje, mësohet se ata po qëndrojnë në këto tenda deri në orët e vona të natës, e disa edhe deri në mëngjes.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat e kanë ndryshuar lokacionin gjatë ditës së djeshme dhe janë vendosur prapa objektit komunal, nuk kanë lëvizur fare.

Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël dhe pa armë, vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së komunës, ndërsa hekurat e metaltë i ndajnë nga protestuesit.

Situata në komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

Top Channel