Surroi për Top Story: 24 vjet pas luftës ende s’kemi paqe me Serbinë, por s’jemi në emergjencë

08/06/2023 21:19

Publicisti Veton Surroi i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel komentoi situatën e tensionuar të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Ai u shpreh se Kosova nuk është në një situatë emergjence.

Veton Surroi: 25 vjet pas përfundimit të luftës Serbia dhe Kosova s’kanë firmosur marrëveshje paqeje, manifestim nga asnjëra anë i një problemi i konteksti negociator, që nuk është duke ecur mirë. Nga ana tjetër një problem i cili është manifestuar prej kohësh. Nuk jemi në emergjencë. Kosova ndërmori një hap të sigurisë pa konsultim me NATO-n, NATO e ndjeu se është e drejtë e saj që ti nëse nuk më konsulton. Nuk ka ndodhur herë tjetër, duhet pranuar se është porosi e qartë e një miku. Për të janë 3-4 komuna, për mua është Evropa.

Surroi: Unë kam qenë pjesëmarrës në ndërtimin e këtij partneriteti. Unë kam qenë pjesë e lëvizjes. Kemi mbërritur në një lojë pajtimi politik. SHBA do e përkrahnin Kosovën nëse do të ishte paqësore. Nëse Serbia ndërmerr aksione të armatosura, SHBA në mënyrë unaterale të sulmojnë Serbinë. Çlirimi dhe shpallja e pavarësisë kanë qenë të gjitha të dakorduara, por jo për të marrë dakordësi. Është pjesë e një vizioni të Evropës së bashkuar, të jenë të lira të bashkuara dhe ardhmëria e Kosovës është të jetë pjesë jo e një protektoriati. NATO është ombrella e sigurisë. Ku them janë pronarë, janë në shtëpi të vet se kjo është pjesë e sentimentit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA