Shtypi spanjoll, në veçanti “Marca” dhe “Diario de Sevilla”, japin të sigurt lajmin që Monchi i ka komunikuar tashmë Sevillas dëshirën e tij për t’i dhënë fund marrëdhënies që e lidh me klubin, me të cilin së fundmi fitoi Europa League-n, duke mposhtur Romën në finale.
Drejtori i përgjithshëm, i cili megjithatë ka një klauzolë përfundimi në kontratën e tij, ka njoftuar se do të bëjë një vit pushim për të jetuar me një ritëm shumë më të qetë dhe për të shijuar më shumë kohë me familjen e tij.
Por ai po reflekton edhe për një ofertë “faraonike” nga Aston Villa, klub që sezonin e ardhshëm do të luajë në Conference League, ku është Unai Emery (me të cilin tashmë ka punuar te Sevilla), i cili po insiston ta bindë që të zbarkojë në Premier League.
Në Angli edhe Tottenhami mësohet se është i interesuar për ish-menaxherin e përgjithshëm të Romës.
Top Channel