22/12 22:33
Tenisti danez, Holger Rune, doli me një deklaratë për mediet, pas humbjes në çerekfinalet e turneut të Roland Garros përballë Casper Ruud.
20-vjeçari u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjes me norvegjezin: “Fizikisht dhe psikologjikisht isha mirë, nuk kam alibi për këtë humbje. Casper e meritoi fitoren”.
Rune theksoi gjithashtu se përqendrimi i tij duhet të jetë te turneu i radhës: “Ka një tjetër Grand Slam në horizont, shpresoj të bëj më mirë në eventin e ardhshëm.”
Holger Rune ishte finalist i dyfishtë në 2 kompeticionet e ATP, në Montecarlo dhe Romë, ndërsa nga ana tjetër Casper Ruud do të përballet në gjysmëfinale me Alexander Zverev./ SuperSport
Top Channel