Publicisti Veton Surroi foli në “Top Story” për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe pse nuk tërhiqet Kurti,

Pse nuk tërhiqet Albin Kurti?

Surroi: “Ekziston një mungesë komunikimi termash të përbashkët. Në kërkesat e tyre ka qenë që të largohet policia speciale. Edhe unë pajtohem që policia speciale nuk duhet të ishte atje. Po për të arritur këtë fazë duhet të ketë polici të njëjtë si në çdo vend të Kosovës. Kjo çështje nuk bëhet vetëm me vullnet të mirë, ekziston një matje e nivelit të sigurisë. Duhet shfrytëzuar momenti që vëmendja është aty.”

Pse nuk thotë Albin Kurti kur do mbahen zgjedhjet?

Surroi: “Tani kanë hyrë ndërmjetësit, se nuk i mjafton Albin Kurtit të shpallë zgjedhjet. Çështja nuk është vetëm a do të shpallen zgjedhjet, çështja është a do të marrin pjesë partitë politike. Për këtë nuk është përgjegjës Kurti. Këtu kemi ndërmjetësit Eskobar, Lajçak etj, të cilit bisedojnë me presidentin Vuçiç, sepse ai është në fund që jep dritën jeshile listës serbe të marrë pjesë në zgjedhje, por as kjo nuk është e mjaftueshme. Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar të mbajë zgjedhje dhe për këtë duhet ambient i sigurt, proces i sigurt nga ndërkombëtarët, duhet pajtim i të gjitha palëve,  duhet krijuar mundësisë e pluralizmit dhe garës së vërtetë mes partive politike. Duhet një ambient që njerëzit të mos ndihen të intimiduar për të votuar. Duhet shfrytëzuar momenti sepse vëmendja është aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA