25/11 16:26
Karim Benzema është prezantuar përpara 60 mijë tifozëve të Al-Ittihad në “King Abdullah Sports City”.
Sulmuesi francez bëri paraqitjen e tij në fushë në “King Abdullah Sports City” të Jeddah.
Ai u prit me një ceremoni madhështore para 60.000 tifozëve, dyfishi i personave që pritën Ronaldon te Al-Nassr në janar, mes fishekzjarreve dhe koreografisë së madhe.
Benzema kishte me vete edhe “Topin e Artë”, të cilin e solli para tifozëve të tij të rinj./ SuperSport
Top Channel