Pas replikave pa mikrofon në Kuvend, Basha është ulur në takim me deputetët kritikë Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi.

Në pamjet e siguruar nga Top Channel, Basha shihet në një sallë duke diskutuar me deputetët demokrat.

Vlen të theksohet se, Sula dhe Korreshi janë ndër deputetët që u dhunuan verbalisht nga mbështetësit e Bashës pas mbledhjes maratonë të Kryesisë së PD-së, rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës.

Krahas tyre militantët nuk kursyen ofendimet dhe kërcënimet edhe ndaj deputetit Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe Bledion Nallbati, sapo këta të fundit kanë dalë nga mbledhja. Më pas, ata vërshuan për t’u përplasur me deputetët në ambientet e brendshme të godinës.

Lexo edhe: Nuk votuan për hapjen e garës për kryetar! Mbështetësit e Bashës mësyjnë në mbledhjen e Kryesisë, kërcënojnë deputetët e PD

Top Channel