Mala fiton gjyqin në FIFA/ Klubi turk në “gjumë”, ende s’ka shlyer detyrimet

08/06/2023 14:20

Esat Mala ka fituar gjyqin me klubin e Giresunspor. FIFA ka publikuar vendimin e muajt shkurt, me skuadrën turke që duhet t’i paguajë futbollistit dardan 180 mijë euro.

Në vendimin e publikuar veçohet se Giresunspor ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me mesfushorin, me këtë të fundit që nuk ka luajtur për asnjë minutë me skuadrën turke.

Mala u transferua tek Giresunspor në verën e 2021, por pas 2 muajsh u huazua tek Partizani. E më pas nuk u kthye më në Turqi. Lojtari paditi klubin në FIFA, me qeverinë e futbollit që i ka dhënë të drejtë lojtarit.

Futbollisti, pasi mori konfirmimin e FIFA-s, siç saktësohet dhe në dokumentet e publikuara, firmosi me Vllazninë. 24-vjeçari, jo vetëm që do të marrë pagat me kamatëvonesë që i detyrohet klubi turk, por do të dëmshpërblehet për prishjen e njëanshme të kontratës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA