“Të gjithë ata që përballen me krizën e emigracioni të detyruar, mund ta bëjnë vetmë në mënyrë të bashkuar me Bashkimin Evropian.
Kështu deklaroi sot mes të tjerash kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët me homologen Giorgia Meloni në Romë.
Ai shtoi më tej se është “e qartë” se Italia “duhet të bëjë përpjekje të mëdha prej numrit të lartë të refugjatëve” që vinë në Evropë nga Mesdheu.
“Italia, Greqia dhe vende të tjera mesdhetare përballen me sfidën e madhe të njerëzve që vijnë në kufijtë e tyre. Ne nuk mund t’i lënë vetëm ato dhe cështja do të trajtohet me solidaritet e përgjegjësi”, tha Scholz sipas rrjetit vendas Corriere della Sera.
Kryeministrja italiane Meloni e koalicionit të djathtë, erdhi në pushtet me premtime për reduktimin e të ardhurve ilegalë, por çuditërisht numri i tyre është shtuar ndjeshëm prej fundit të viti të shkuar.
Rreth 52,300 emigrantë kanë mbërritur nga deti në Itali prej fillimit të vitit, në krahasim me 21,200 për të njëjtën periudhë në vitin 2022, sipas shifrave të ministrisë së brendshme.
Scholz bëri thirrje për “përpjekje e përgjegjësi të përbashkët mes vendeve të BE”, duke kujtuar se Gjermania priti “më shumë se 1 milionë refugjatë ukrainas në 2022, si dhe më shumë se 200 000 nga vende të tjera.
Italia është vendi parë ku mbërrijnë emigrantët me gomone e barka nga brigjet e Afrikës veriore, që janë organizuar tashmë në një biznes gjigant kriminal, që duket se ‘ndihmohen’ dhe nga anijet e bamirësisë që patrullojnë Mesdheun për të mbledhur gomonet në vështirësi nga deti.
Ministrat e BE u takuan dje në Luksemburg për një marrëveshje të rishikuar të emigracionit mbi ndarjen e përgjegjësive dhe azil-kërkuesve.
Por diplomatët ankoheshin se gjithnjë e më shumë vende refuzonin politikat e pranimit, si ato të fuqive të mëdha të BE.
Top Channel