Erling Haaland, i cili në sezonin e tij të parë në radhët e Manchester City-t ka shënuar 52 gola mes Premier League dhe kupave, pesë prej të cilëve në një ndeshje të vetme të Championsit, dëshiron t’i japë skuadrës së tij “tripletën”, të shtunën në mbrëmje, teksa më herët ka ngritur lart trofenë e kampionatit dhe të FA Cup.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në finalen e Champions League-s dhe do të jetë nder të jem atje. Por mbi të gjitha kemi një ndeshje për të fituar.
Në 10 paraqitje në Champions, sulmuesi norvegjez ka shënuar 12 gola, mesatarisht 1.21 për ndeshje. Një statistikë e pazakontë në historinë e këtij kompeticioni.
“E dija që në këtë ekip do të kisha mundësi të shënoja shumë. Kur ke kaq shumë kampionë rreth teje, që të krijojnë shanse ose të hapin hapësira, atëherë gjithçka është më e lehtë,” tha Haaland në një intervistë për faqen e UEFA-s.
“Ne të gjithë kemi uri për fitore. Unë jam me fat që kam shokë skuadre që më ndihmojnë të bëj punën time: të çoj topin në rrjetë. Çfarë bëj më pas? Fokusohem menjëherë te goli tjetër”.
Në fund, norvegjezi nuk la pa lavdëruar trajnerin:
“Kam mësuar shumë nga Pep dhe jam i sigurt se do të mësoj më shumë”.
Top Channel