Fansja britanike e ‘Rammstein’ hap akuzat se është joshur nga grupi muzikor për shfrytëzim seksual (fotot)

08/06/2023 17:50

Një vajzë nga Irlanda e Veriut ka thënë për rrjetin BBC se është rekrutuar e “joshur” për seks nga kreu i grupi gjerman të metalit Rammstein.

Shelby Lynn, e cila pretendon se është droguar me pije të kontaminuar  në një koncert në Vilnius të Lituanisë në maj, bëri pretendimet social media.

Akuzat e saj i kanë hapur rrugë një morie pretendimesh për abuzime seksuale nga kreu i grupit,  vokalisti Till Lindemann.

Duke mohuar akuzat, një zëdhënësi Rammstein tha per rrjetin BBC se “po kryhet një hetim i brendshëm dhe se rezultatet e para priten javës që vjen”.

Grupi i njohur për stilin ekstravagant të koncerteve dhe lirikat polemizuese, është përfshirë nga skandalet javët e fundit me një numër në rritje vajzash që thonë se rekrutoheshin për seks nga anëtarët e grupit gjatë koncerteve.

Ashtu si zonjusha Lynn, shumë vajza thonë se zgjidheshin fillimisht në rrjetet sociale nga kreu i grupit ose nga një grua që besohet se ishte “rekrutuesja” e Lindemann, që i ftonte ato në festa pas koncerteve.

Ajo u jepte vajzave akses në zona të veçanta të skenës që njiheshin si “Reshti Zero”.

24 vjeçarja Lynn, tha për BBC se kur erdhi në event, një burrë i quajtur Joe i kërkoi të rreshtohej me vajzat e tjera.

“Ai nisi të filmonte … ishim rreth katër vajza, përfshi edhe unë, afrohej shumë te fytyrat tona”.

Më pas ajo ishte “zgjedhur” me disa vajza të tjera për të marrë pjesë në një festë pas koncertit, ku i ishte dhënë alkool dhe iu tha se Till Lindemann donte të takohej me të.

“Unë i thashë ‘Pse? Pse unë? Është ndonjë gjë seksuale kjo?’ [Ai u përgjigj:] ‘Jo, jo, asgjë e tillë. Till është një gentleman i vërtetë.'”

Lynn thotë se u shoqërua në një dhomë të vogël nën skenën. “Sapo Joe hapi perden m’u përzie stomaku, sigurisht që ishte diçka seksuale”.

“Ishte sa një dhomë zhveshjeje në dyqanet e rrobave, e errët, tre ose katër veta mund të hynin”.

“Till hyri brenda dhe unë i thashë menjëherë: ‘Till, ti ke ardhur për seks. Nuk jam këtu për këtë.'”

Ajo tha se këngëtari reagoi i nervozuar dhe u largua.

Lynn pranon se nuk u sulmua seksualisht por kujton se ishte ndjerë e sikletosur dhe kishte vjellë pas festës në koncert.

Ajo beson se pija e saj ishte kontaminuar dhe se kishte rënë viktimë e një “sistemi të organizuar të furnizimit me vajza”.

“Jam e bindur se ishte një joshje e organizuar për seks”, thotë ajo.

Rammstein fillimisht mohuan pretendimet muajin e kaluar por prej atëherë të tjera vajza kanë bërë përpara me akuza të ngjashme. Atëherë grupi publikoi një tjetër deklaratë duke thënë se “i merrte akuzat shumë seriozisht.”

Ata thanë se i dënonin abuzimet seksuale por i kërkonin fanseve të tyre “të mos i paragjykonin”.

Rammstein janë aktualisht duke performuar koncerte në Gjermani.

Pas kërkesave nga politikanët vendas, një koncert të mërkurën u krye pa “rreshtin zero” dhe se shfaqjet private me Till Lindemann ishin anulluar.

FOTO GALERI
1/3
Shelby Lynn, pretendon se është droguar me pije të kontaminuar në një koncert në Vilnius të Lituanisë në maj

Top Channel