Diplomati rus thotë në gjykatën e OKB se Ukraina ‘përdor civilët si mburojë njerëzore’ (fotot)

08/06/2023 19:17

Duke folur sot në gjykatën ndërkombëtare të OKB ne Hagë, diplomati rus Alexander Shulgin akuzonte se qeveria e Ukrainës e instaluar në pushtet pas një”grushti shteti” në 2014, mbështetet nga pasardhës të drejtpërdrejtë të “kolaboracionistëve nazistë”.

Rusia akuzonte gjithashtu Ukrainën se ka shkatërruar me artileri digën që ka shkaktuar përmbytjen masive në Kerson duke thënë se Kievi thotë në gjykatë “gënjeshtra trashanike”.

Moska nxiste gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të refuzonte padinë e Kievit me akuzat se Rusia mbështet separatistët në lindje të Ukrainës, shkruan rrjeti AFP.

“Ukraina ka deklaruar se Rusia hodhi në erë digën madhore të Nova Kakhovka, kur në fakt këtë e bëri Ukraina,” tha Alexander Shulgin në gjykatën e Hagës.

“Regjimi Kievit jo vetëm ka nisur sulme artileria ndaj digës natën e 6 qershorit por dhe qëllimisht kishte rritur nivelin e ujit të rezervuarit Kakhovka në nivelin kritik duke hapur portat në hidrocentral”,tha ai.

Kievi ka thënë se Rusia ka hedhur në erë digën në jug të Ukrainës duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe një numër viktimash.

Ukraina hapi argumentet e saj dje në gjykatë duke quajtur Rusinë “shtet terrorist” mbështetja e së cilës për rebelët ishte pararendëse e pushtimit të shkurtit 2022.

Ata shtonin e Rusia ka shkelur traktatin e financimit të terrorizmit dhe duhet të paguajë dëmshpërblim për sulmet, duke përfshirë dhe rrëzimin e avionit Malaysia Airlines në lindje të Ukrainës në korrik 2014, ku u vranë 298 njerëz.

I dërguari rus tha sot se qeveria e Ukrainës ka vendosur “neo-Nazistë” në postet kyçe, të cilët i akuzonte për “shtypje brutale” në rajonin lindor të Donbas. /AFP/

FOTO GALERI
1/7
Rusia akuzonte gjithashtu Ukrainën se ka shkatërruar me artileri digën që ka shkaktuar përmbytjen masive në Kerson

Top Channel