Burgoset australiani që goditi turistin homoseksual duke e rrëzuar për vdekje nga shkëmbi (fotot)

08/06/2023 16:30

Një burrë australian që ka pranuar se goditi me grusht një turist homoseksual amerikan duke e rrëzuar për vdekje nga shkëmbi në vitin 1988, është burgosur dje për tetë vjet.

52 vjeçari Scott Phillip White, pranoi vrasjen nga pakujdesia në Sydney, të Scott Johnson nga Los Angeles.

Ai pranoi vitin e shkuar vrasjen e 27-vjeçarit dhe u dënua me fillimisht me 12 vjet burg, por dënimi u ul gjatë apelimit dhe tashmë mund të lirohet me kusht në 2026.

“Nuk dihet shumë për vdekjen përveç grushtit pranë buzës së shkëmbit, rënies nga shkëmbi dhe dekadat e dhimbjes e zisë që pasuan”, tha gjyqtari Robert Beech-Jones duke dhene sot dënimin.

Më 10 dhjetor 1988, White u njoh me Johnson në një bar dhe dolën për një shëtitje në shkëmbin piktoresk North Head, i cili frekuentohet dhe nga homoskesualët.

White, asokohe 18 vjeçar, qëlloi me grusht Johnson gjatë një debati, duke bërë që Johnson i zhveshur, të binte së prapthi drejt vdekjes së tij.

Johnson studionte për doktoraturë në universitetin Australian National University, doktoraturë e cila iu dha pas vdekjes.

“Dr Johnson ishte një i ri amerikan dhe e kishte jetën përpara … i akuzuari e la atë të vdiste aty”.

White, i cili ka probleme shëndetësore, përshkruhej si një fëmijë rruge në kohën e ngjarjes.

“I akuzuari ishte person i dëmtuar psikologjikisht edhe pse ishte trupmadh e i fuqishëm”, tha  Beech-Jones.

Vdekja fillimisht u mendua si një vetëvrasje por në vitin 2012 policia rihapi hetimet duke thënë se mund të kishin të bënin me një krim urrejtjeje ndaj homoseksualëve.

Në vendimin e ndryshuar për vrasje gjykatësja Helen Wilson tha se nuk kishte prova se krimi është motivuar nga seksualiteti i Johnson.

Beech-Jones tha se është e qartë se krimi ishte nga urrejtja.

“Ka shumë pyetje për mënyrën sesi ai vdiq apo për atë që ndodhi, dhe disa nga përgjigjet mund të mos vijnë kurrë”, tha ai.

FOTO GALERI
3/4
Johnson studionte për doktoraturë në universitetin Australian National University, doktoraturë e cila iu dha pas vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA