Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e pranoi hapur se Washingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nëse Kurti është i gatshëm të pranojë tre kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Hill tha për VOA-n se Kurti në përgjithësi nuk duket i gatshëm të pranojë.

“Më duket se kemi disa probleme shumë të thella me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por, këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, u shpreh ai. Tre kërkesat e paraqitura në Prishtinë nga të dërguarit perëndimore Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak ishin qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore dhe rikthimi në tryezën e dialogut për normalizimin e raporteve.

kryetarët e komunave duhet të largohen nga ndërtesat komunale dhe kjo duhet të ndodhë në një moment. Dhe çështja e tretë pak më e vështirë, është nëse mund të keni zgjedhje të reja. Nga pala serbe u tha qartë se me rëndësi është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i cili ende është problem për zotin Kurti. Sepse të gjithë të tjerët e kuptojnë se është e nevojshme, tha Hill.

Diplomati i lartë theksoi se Asociacioni është thelbësor për veriun e Kosovës. Dhe shumica e njerëzve duket se e kuptojnë këtë. Asociacioni është diçka që e kemi premtuar. Është diçka që kemi vendosur ta kemi, tha ai. Nëse nuk plotësohen kërkesat, Kurti nënvizoi ambasadori është informuar  se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner.

Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit, ishte komenti i Hill.

Top Channel