Vetëm 6 muaj në detyrë, shkarkohet zv.ministri i Infrastrukturës, kush e zëvëndëson

07/06/2023 17:30

Me vendim të qeverisë, është shkarkuar nga posti i zv.ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e këshillit të ministrave. Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Z. Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””-thuhet në vendimin e qeverisë.

Endrit Mollën u emërua në postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm 6 muaj më parë.

Top Channel