Presidenti Bajram Begaj ka pritur për herë të parë në Tiranë homologun e Estonisë, zotin Alar Karis.

Begaj shkruan se dy vendet janë më pranë se kurrë dhe kjo dëshmohet nga mbështetja e Estonisë e dhënë për vendin tonë gjatë viteve të fundit. Begaj thotë se e ka falënderuar presidentin e Estonisë  E ‘që na kanë qëndruar pranë dhe vazhdojnë të na gjenden pranë në procesin e integrimit në BE.’

“Është nder, të pres mikun tim Alar, Presidentin e një shteti partner, siç është Estonia. Dy vendet tona, edhe pse ndodhen disa mijë kilometra larg gjeografikisht, janë sot më pranë se kurrë me njëri-tjetrin . Kjo dëshmohët me këtë vizitë të Presidentit, që është e para e një presidenti estonez në Shqipëri. Dëshmohet gjithashtu me të gjithë mbështetjen e Estonisë dhënë vendit tonë gjatë viteve të fundit.

 E falënderova Presidentin e Estonisë, që na kanë qendruar pranë dhe vazhdojnë të na gjenden pranë në procesin e integrimit në BE. Integrimi në familjen e madhe evropiane është objektivi ynë madhor strategjik. Shqipëria mbajti vitin e kaluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, falë mbështetjes edhe të Estonisë.  Jam besimplotë se këtë vit do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, sërish edhe përmes përkrahjes tuaj.  Integrimi jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, do të ishte një garanci e jashtëzakonshme për një të ardhme të stabilizuar dhe të prosperuar të të gjithë rajonit.

 Në këtë kuadër, vlerësova se Estonia ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin e saj mbështetës për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar dhe të zhvilluar. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e ri gjeopolitik dhe në situatën e sigurisë globale ku ndodhemi sot. U ndalëm në mënyrë të veçantë tek agresioni brutal dhe i pajustifikuar rus kundër Ukrainës, që solli në Evropë erërat e trazuara të një të djeshme që mendonim se e kishim lënë pas. Shqipëria, që në krye të herës, e ka dënuar ashpër këtë agresion.    Nënvizova faktin se vizioni i NATO-s i treguar deri më tani në përballimin e kësaj situate dhe zgjerimi së fundmi i Aleancës me Finlandën, tregoi se jemi më të fortë se kurrë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për të mbrojtur vlerat e saj. Jam i bindur se kjo do të tregohet qartazi dhe me aderimin sa më të shpejtë të Suedise si edhe në Samitin e NATO-s që do të mbahet shumë shpejt fare pranë Estonisë, në Vilnius, Lituani.

 Doja gjithashtu të vija theksin tek pjesëmarrja e trupave tona në misionet e NATO-s në përgjithësi dhe në batalionin shumëkombësh të NATO-s në Letoni në vecanti, që reflektojnë më së miri rolin aktiv të Shqipërisë si shtet anëtar i NATO-s.  Mënyra se si do t’i përgjigjemi bashkarisht sfidave të sigurisë të tanishme, do të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja për kontinentin tonë por edhe për botën në dekadat që do të vijnë. Ndaj më vjen mirë që me Presidentin e Estonisë ndamë të njëjtën qasje në mënyrën se si duhet të përballojmë këto sfida. Sfidat komplekse të sigurisë mund t’i përballojmë vetëm së bashku! Gjatë takimit nënvizova se Shqipëria, ashtu sikundër edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, apo edhe vendet e Baltikut, janë të kërcënuara nga influencat e aktorëve të tretë keqdashës, që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne.

I shpreha mirënjohjen mikut tim për ndihmën shumëdimensionale që i kanë dhënë vendit tonë përgjatë viteve. Programet dhe projektet ku Estonia ka dhënë kontributin e saj në Shqipëri përfshin fushat që nga ajo e sigurisë apo sistemi gjyqësor, tek qeverisja elektronike. Estonia është vendi i parë në Bashkimin.”-shkruan Begaj.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA