Ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling thotë se nevojitet një politikë e re për Ballkanin Perëndimor.
Kur Derek Chollet, këshilltar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor ishin ftuar në Komisionin e Politikës së Jashtme në senatin amerikan, FRC për të folur për politikën e SHBA në Ballkanin Perëndimor. Në 18 maj, ata shmangën përgjigjet konkrete dhe informacionet e detajuara.
Në shkrimin e tij për DW, Schwarz-Schilling ngre pyetjen se përse është zgjedhur Aleksandër Vuçiç si “burri i fortë” i rajonit, e përse i shtrohet tapeti i kuq Serbisë që me politikën e saj etnonacionaliste, të gjithë serbët në një shtet, është një nga shkaktaret më të kryesore të konflikteve në ish-Jugosllavi.
Amerikanët kërkojnë një zgjidhje pragmatike, shton ai. Rusia, Kina, Tajvani – të gjitha këto vende kanë një fokus më të madh në politikën botërore se Ballkani. Por kjo nuk është arsye për të mbështetur një politikë hegjemoniste në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të krijuar marrëdhënie të reja pushteti dhe për këtë të sakrifikohen vende si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi apo Kosova.
Sa për BE-në, shkruan se ajo ndjek verbërisht SHBA-në. Schwarz-Schilling nënvizon edhe një herë se ndërkombëtarët duhet të ndryshojnë sipas tij, linjën e ndjekur në raport me Ballkanin Perëndimor e t`i japin prioritet një politike tjetër ku ka pasojë për përgjegjësit, e ku dëgjohen viktimat.
Top Channel