Niveli i ujit arrin çatitë, një ditë pas çarjes së digës në Kerson të Ukrainës (fotot)

07/06/2023 19:29

Pamje tragjike tregonin sot qytetin ukrainas të Kerson të përmbytur deri mbi çatitë e kateve të para, pas shembjes së papritur dje të digës Kakhovka, për të cilën të dyja palët në konflikt akuzojnë njëra-tjetrën.

Më shumë se 2,700 njerëz po evakuohen në dy anët e lumit Dnipro që ka përmbytur qytetin ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë për mijëra njerëz.

Mijëra mbeten të përmbytur në tragjedinë e re në jug të Ukrainës teksa presidenti Zelenski akuzon Rusinë se nuk po ndihmon të bllokuarit në zonat e qytetit të kontrolluara nga Rusia.

Dje Ukraina e Rusia ashtu si në raste të tjera të konfliktit, akuzonin njëra-tjetrën se kishin shpërthyer digën, ndërsa ata që paguajnë shkatërrimin janë qytetarët e thjeshtë teksa asnjë nga pretendimet e paleve nuk mund të verifikohet.

Presideni rus Vladimir Putin quante çarjen e digës “një akt barbar” gjatë një telefonate me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan, thuhej në një deklaratë të Kremlinit.

Zelensky gjithashtu kishte folur me Erdogan, me të cilin kishte theksuar “pasojat humanitare dhe mjedisore” të katastrofës pa autor.

“Dhjetra miëjra njerëz janë pa ujë në rubineta. Ne mund të ndihmojmë vetëm njerëz në territorin e kontrolluar ngaUkraina. Në pjesën e pushtuar nga Rusia, ata nuk po përpiqen t’i ndohomojnë njerëzit”, tha Zelenski.

Ndërkohë si Rusia dhe Ukraina thanë se kanë evakuar rreth 1000 njerëz secila, por të dyja thonë se duhet të largohen nga vendi rreth 20 000 të tjerë.

FOTO GALERI
1/7
Pamje tragjike tregonin sot qytetin ukrainas të Kerson të përmbytur deri mbi çatitë e kateve të para, pas shembjes së papritur dje të digës Kakhovka

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA