
25/02 09:55
Pas një mëngjesi plot festë dhe “fair-play” total mes dy tifozëve, në sheshin Wenceslas në Pragë në orët e para të pasdites ka ndodhur një episod i pakëndshëm.
Sipas raportimeve të medieve italiane, policia ka ndërhyrë për të shuar një moment tensioni mes tifozëve të dy skuadrave, Fiorentinës dhe West Ham, që përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure duke nisur nga ora 21:00 për trofeun e Conference League, finale që luhet në Pragë.
Një grup i madh tifozësh të skuadrës italiane u përplasën me ultras anglezë, me “violët” që akuzuan mbështetësit e West Ham për sherrin e ndodhur.
Top Channel