Ndodh e papritura në Kombëtare, futbollisti i La Ligës humbet ndeshjet eliminatore

07/06/2023 22:27

Do të ketë një tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ivan Balliu nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.

Burime të gazetarit të Tip Channel, Endi Tufa, thonë se “Futbollisti kuqezi i është nënshtruar vizitave mjekësore pas ndeshjes së fundit në La Liga me klubin e tij Rayo Vallecano për një problem në tendinën e muskujve aduktor (muskujt rrëzë kofshës)”.

Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakt në vazhdueshëm me klubin spanjoll dhe pas konsultave është konfirmuar mungesa e Balliut në ndeshjet e qershorit.

Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin Naser Aliji.

Futbollisti, i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet të mbërrijë në grumbullim që të enjten dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA