Ky ishte prodhimi i mbarë i qershive një vit më parë në vendin tonë.
” Bëmë qershi vjet aq shumë sa nuk arritëm t’i vjelim”, u shpreh një fermer.
Por ndryshe nga 2022 kur fermerët e fshatit Ballagat të Lushnjës kërkonin treg për qershitë, kësaj herë moti i paqëndrueshëm u dëmtoi prodhimin që në fazën e lulëzimit.
” Këtë vit ra shi në kohën e lules dhe ato nuk mbajtën”, u shpreh nje fermer tjetër.
Edhe pse fermerët e punuan dhe plehëruan tokën sa herë që ajo kishte nevojë, ky shërbim ndaj bujqësisë nuk i ndihmoi fermerët të shpëtonin qershitë.
” Në muajin prill që ato lulëzojnë ato u mbushën mirë, pornë momentet që bëri shumë ftohtë dhe ato u thanë komplet, në dhjetë lule mbeti një kokërr qershi. unë këtë vit mora 120 kg nga një bllok ndërkohë që duhet të merrja 5-10 kuintal”
” Sivjet nuk ka qershi, i ftohti na mori lulet, ka shumë pak janë kokërr vogël dhe thuajse për treg janë zero. Këtu mund të jenë 2-3 hektarë me qershi, por prodhim jo”, tha një fermer tjetër.
Në vend të fitimit, fermerët janë duke llogaritur dëmin ekonomik.
“Kur nuk ka volum ngrihet çmimi, po çe do, dëm mund të kisha 5 milion lekë”, tha fermeri.
Banorët e fshatit Ballagat të vetmet të ardhura i sigurojnë nga bujqësia, ata thonë se shpresat i mbajnë tek kulturat e tjera bujqësore. Ndryshe nga qershitë, parcelat e rrushit duket se do tu sigurojnë të ardhura.
Top Channel