Mediu në prag të pretencës/ Dy mbrojtësit e tij do paraqiten në gjyq apo do pranojë avokatin e shtetit

07/06/2023 11:53

Sot në orën 14:00 , pritet pretenca për ish ministrin Fatmir Mediu.

Gjyqi ka dështuar dy seanca me radhë për shkak të avokatëve mbrojtës të Mediut të cilët nuk janë paraqitur. Nuk dihet ende nëse edhe në këtë seancë avokatët do bëhen shkak për dështimin e procesit.

Gjykata më herët ka urdhëruar në mungesë të avokatëve që ish ministri të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA