Mbështetësit e Bashës kërcënuan deputetët, Bardhi: Kjo sjellje hedh në erë bashkëjetesën në PD

07/06/2023 11:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërcënimeve ndaj deputetëve, pas mbledhjes së Kryesisë.

Ai thekson se përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.

Top Channel