Pak ditë pas Edi Martinit, Teuta ndahet edhe me Sherif Kallakun. Mesfushori ofensiv, u transferua gjatë merkatos së janarit nga Tirana tek ekipi bregdetar.

25-vjeçari shënoi 8 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë në aventurën e tretë me Teutën.

Kallaku ka luajtur më parë me skuadra si Laçi, Partizani dhe Tirana, por edhe me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

Ndërkohë, në tetorin e vitit 2020 fantazisti debutoi me kombëtaren shqiptare. Fanellën kuqezi e ka veshur 7 herë deri tani.

Kallaku është largimi i tretë nga Teuta, që më parë është ndarë me Albion Markun dhe Ildi Grudën.

Faleminderit Sherif Kallaku!

Sherif Kallaku, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mesfushorin për kontributin e tije me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit të Superiores. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA