“Kemi gati 100 mln € për një lojtar”, presidenti i Bayernit gëzon tifozët

07/06/2023 19:29

Tifozët e Bayern Munchen presin përforcime, sidomos në sulm, repart ku mungon një bomber i mirëfilltë.

Gjithsesi, vera është e gjatë dhe drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë e kanë të qartë një gjë të tillë.

Presidenti bavarez, Herbert Hainer është ndalur te merkato e Bayernit, duke gëzuar tifozët me prononcimin e tij.

Jemi në gjendje shumë të mirë financiare dhe kemi synime të mëdha. Bayern Munich mund të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për një lojtar, por do ta diskutojmë brenda disa ditësh.

Ne jemi një klub shumë i respektuar. Nëse Bayern Munchen dëshiron dikë, patjetër që e merr atë, qoftë edhe nga Anglia.

Harry Kane? Ai është një numër 9 i mrekullueshëm, një nga më të mirët. Por nëse dëshira e tij është të qëndrojë në Premier League, ne nuk mund të bëjmë asgjë”, deklaroi kreu i klubit gjerman./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA