Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit. Akuzohet për shpërdorim detyre 2 herë, në të dyja çështjet për të cilat është paditur.
Adhurim Qehajaj, ish-drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, i arrestuar dhe më parë për shpërdorim detyre. Akuzohet për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunin.
Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k. Akuzohet për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunin.
Ermal Lame, arkitekt në bashki, akuzohet për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Fatmir Ejupi, inxhinier topograf në bashki, akuzohet për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Adrian Bulku, topograf privat aktualisht, akuzohet për shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Adnand Toccila, drejtor i projekteve dhe infrastrukturës publike në bashki, akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në lidhje me projektin e promenadës bregdetare.
Ferzilet Hajdëri, është inxhinierja që ka bërë kolaudimin e pallatit të dëmtuar nga tërmeti. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Diana Dedej, ish-inxhiniere në bashki, akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në lidhje me projektin e promenadës bregdetare, që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm financiar prej mbi 18 milion lekësh.
Për nëntë personat e mësipërm është dhënë masa e sigurisë arrest në burg, ndërsa për arkitekten Meri Semini është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Të cenuar në të drejtën e strehimit dhe të pronës, banorët e pallatit në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit iu drejtuan SPAK-ut disa muaj pas tërmetit duke kërkuar drejtësi për shkatërrimin e objektit ku banonin, ndërsa bashkia dhe autoritetet e tjera shtetërore u kishin dalë garant përmes lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe kolaudimit se ndërtimi ishte cilësor dhe konform të gjitha ligjeve e rregullave të një ndërtimi të sigurt. Hetimet çuan në arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, ndërtuesit Fiqiri Farruku dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve të bashkisë së Durrësit. Ndërkohë banorët ende enden nëpër banesa të tjera me qira, ndërsa nuk dihet fati i godinës ku kanë apartamentet e tyre. Ajo është shpallur e pabanueshme dhe banorët janë trajtuar me bonus qiraje, ndonëse sipas tyre jo rregullisht. Banorët kanë kërkuar zbatimin e një standardi të vetëm në trajtimin e të dëmtuarve nga tërmeti gjatë procesit të rindërtimit. Ata, ashtu si dhe banorë të pallateve të tjera, kanë refuzuar idenë e bashkisë për t’u strehuar në lagjen e re në Spitallë pas ndërtimit të saj, ndërkohë që në disa raste pallatet e dëmtuara janë shembur e rindërtuar nga e para edhe në këtë lagje të qytetit.
Në këtë zonë të Durrësit ka edhe pallate të tjera të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ka dhe banorë të pallateve të tjera që gjithashtu i janë drejtuar prokurorisë së Durrësit, apo dhe SPAK-ut me kërkesë padi, pasi në vlerësimet e ekspertëve është konstatuar se nuk janë shembur për shkak të tërmetit, po mosrespektimit të rregullave të ndërtimit dhe studimet gjeologjike dhe sizmiologjike mbi bazën e të cilave kanë marrë dhe lejet e ndërtimit kanë qenë jo reale, false. Ashtu si dhe në rastet e tjera dhe në pallatin 11-katësh nuk janë respektuar as distancat urbanistike, duke vështirësuar shembjen a riforcimin e këtyre objekteve të pabanueshme, si dhe rrezikuar jetët e banorëve që jetojnë përreth tyre.
Kjo banore pranë këtij objekti shprehet për shkelje që në fillimet e ndërtimit të pallatit, ndërsa ankesat e tyre patën rënë në vesh të shurdhët.
Top Channel